Arborea, e pozicionuar përballë Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit në Kamëz, është një kompleks rezidencial dhe shërbimesh që sjell një koncept bashkëkohor të jetesës urbane.
E zhvilluar në volume me 2, 5, 7 dhe 9 kate, rezidenca karakterizohet nga linja të pastra, elemente vertikale dhe një stil industrial minimalist. Fasadat kombinojnë teksturën e tullës me grafiato dhe tonalitete të grisë, duke krijuar një identitet modern dhe të dallueshëm.
Arborea ofron apartamente Studio, 1+1 dhe 2+1, të projektuara për të kombinuar elegancën me funksionalitetin. Parkimi privat dhe hapësirat e përbashkëta plotësojnë një mjedis të menduar për komfort, prakticitet dhe një ndjenjë të vërtetë komuniteti.
Gjeni pronën ideale duke përdorur filtrat tanë.
Eksploro rezidencën përmes një turi virtual dhe zbulo çdo detaj të hapësirës tënde të re.
Projektet tona pozicionohen në zona strategjike të Tiranës dhe në hapësira me potencial të lartë zhvillimi, të përzgjedhura për aksesin, infrastrukturën dhe mundësitë që ofrojnë për një jetë komode dhe një investim me vlerë afatgjatë.
Çdo projekt realizohet me standarde të larta ndërtimi, materiale cilësore dhe vëmendje ndaj çdo detaji, për të krijuar banesa të qëndrueshme dhe të ndërtuara për t’i rezistuar kohës.
Transparenca dhe siguria janë në themel të çdo investimi. Apartamentet e hipotekuara ju ofrojnë më shumë siguri dhe qartësi gjatë procesit të blerjes.
Mundësi fleksibël pagese me këste pa interes, sipas kushteve të përcaktuara për çdo projekt, duke e bërë blerjen e apartamentit më të aksesueshme.
Projektet tona përfshijnë hapësira të gjelbra dhe ambiente të përbashkëta të menduara për të krijuar një mjedis më të qetë, të rehatshëm dhe të përshtatshëm për jetesën e përditshme.
Nga koncepti arkitektonik te organizimi i ambienteve, çdo hapësirë projektohet për të kombinuar estetikën, funksionalitetin dhe komoditetin në një standard bashkëkohor.
Eksploroni të gjitha lokacionet tona elitare dhe zgjidhni pronën që përshtatet me stilin tuaj të jetesës.
Plotësoni të dhënat tuaja për të caktuar një takim me ekipin tonë.
Pranoni lajmet dhe përditësimet më të fundit nga Arb&Trans.